Beqja: Buka po shtrenjtohet nga monopolet
Deputeti Ilir Beqja u shpreh se edhe nëse INSTAT nuk do të manipulonte të dhënat, treguesit real të inflacionit janë të larta.
“Por edhe të dhënat zyrtare, sado që manipulohen nga Instituti i Statistikave të Sali Berishës, nuk e fshehin dot të vërtetën e shtrenjtimit të jetesës për shqiptarët”, u shpreh ai, duke shtuar këtu se çmimet e frutave dhe perimeve janë rritur me rreth 10%. Deputeti Beqja përmendi edhe një sërë artikujt të tjerë të konsumit që sipas tij, kanë pësuar rritje të çmimit. Për këtë arsye, ai tha se 100 mijë personat që kanë humbur vendin e punës, jeta e tyre tashmë është bërë më e vështirë.
“Buka po shtrenjtohet ditë pas dite, ndërkohë që tregu i grurit dhe miellit kontrollohet nga monopolet e lidhura me qeverinë. Në këtë konkluzion ka arritur prej 1 viti Autoriteti i Konkurrencës”, ka theksuar deputeti opozitar. Ai shtoi gjithashtu se në shtator telefonia fikse do të shtrenjtohet dy fish, sepse kështu ka vendosur Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare.
“Qeveria nuk ia ka dhënë ende të punësuarve buxhetorë shtesën e pagës që u premtoi në korrik, ndërsa këta duhet të paguajnë më shumë për bukën e përditshme. Ndërsa pensionistëve, pa kaluar as 5 javë nga vendimet e qeverisë, shtesën qesharake mujore do t’ua “hajë” shtrenjtimi i bukës, i ujit të pijshëm dhe dyfishimi i faturave të telefonit”, vijoi më tej.