E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cërvenkovski viziton Kroacinë

 

SHKUP-Presidenti i Maqedonisë, Branko Cërvenkovski, më 6 dhe 7 nëntor do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Kroacisë. Gjatë kësaj vizite presidenti Cërvenkovski do të realizoje takim me homologun e tij kroat, Stipe Mesic si dhe kreun e qeverisë kroate, Ivo Sanader. Cërvenkovski me kreun shtetëror kroat do të bisedoj për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në të gjitha fushat, zhvillimet në rajon si dhe çështje tjera bilaterale.
(d.b/INA/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›