Raporti i KE, kritikohet gjendja e burgjeve maqedonase
SHKUP- Këshilli i Evropës ka publikuar sot një raport për gjendjen e rëndë e të burgosurve në burgjet e Maqedonisë. Ky raporti është hartuar pas vizitës ne muajin korrik të këtij viti, të disa ekspertëve të KE-së për parandalimin e torturës në burgjet e Maqedonisë.
Sipas këtij raportit thuhet se “kushtet në burgjet e Maqedonisë janë të tmerrshme”.
Në raport gjithashtu theksohet edhe mungesa e kushteve higjeno-sanitare nëpër burgje si dhe keqtrajtimet dhe dhunën e ushtruar ndaj të burgosurve. Ky raport bënë të ditur se në burgjet e Maqedonisë shkaku i mungesës së ujit dhe papastërtisë janë regjistruar edhe sëmundje ngjitëse.
Ndërkohë KE u bënë thirrje autoriteteve të Shkupit të heqin dorë nga torturat në burgje dhe t'i përmirësojnë kushtet jo humane në burgje. (a.r/ina/balkanweb)