E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni emri, Riker: Shkupi të qëndroj aktiv

 

SHKUP- Ambasadori amerikan në Maqedoni, Filip Riker deklaroi sot se pavarësisht ndërrimit të negociatorit të emrit Nikolla Dimitrov, Maqedonia duhet të jetë aktive në procesin e bisedimeve për emrin.
Sipas tij, nuk mund të vlerësohet as si pozitiv, por edhe as si negativ vendimi për tërheqjen e negociatorit Dimitrov.
Ai tha se ky është një vendim i ndërmarrë nga autoritetet maqedonase. “Megjithate më e rëndësishme është që të mbeteni aktiv në procesin e bisedimeve për emrin dhe të gjendet një zgjidhje për kontestin midis dy vendeve, Maqedonisë dhe Greqisë”, deklaroi ambasadori amerikan, Filip Riker.
Sipas tij, SHBA e mbështet procesin e zgjidhjes së emrit me këshilla dhe ndihmë të ofruar për autoritetet e Maqedonisë, por siç nënvizoi Riker të njejtën gjë do ta bëj edhe kolegu i tij në Athinë me autoritetet greke.
Presidenti Branko Cërvenkovski dje vendosi shkarkimin Nikolla Dimitrovit nga detyra e negociatorit për çështjen e kontestit të emrit me Greqinë. (a.r/ina/balkanweb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›