E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB diskuton sot për Korenë e Veriut

05-03-2013 / Gazeta 55

SHBA dhe Kina kanë hartuar një rezolute me sanksione

Këshilli i Sigurimit i OKB-së mblidhet sot për bisedime me dyer të mbyllura mbi Korenë e Veriut.
Diplomatët thonë se Shtetet e Bashkuara do të hartojne një rezolutë të re me sanksione për të ndëshkuar Korenë e Veriut lidhur me provën e saj të fundit bërthamore.
Diplomatët thanë se Uashingtoni ka arritur marrëveshje me Pekinin në lidhje me tekstin e rezolutës.
Uashingtoni dhe Pekini, aleati më i ngushtë i Phenianit, kanë negociuar tekstin për tri javë.
Të gjithë 15 anëtarët e këshillit kanë miratuar një deklaratë që dënon provën bërthamore dhe janë zotuar se do të ndërmarrin veprime të mëtejshme disa orë pasi Koreja e Veriut kreu provën e tretë atomike më 12 shkurt.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›