OKB e shqetësuar për situatën e sigurisë në Haiti

Haiti, 16 janar NOA Zyrtarët e OKB-së janë
shprehur të shqetësuar për situatën e sigurisë në Haiti.
Vetëm pak ditë pas tërmetit në Haiti, ekzistojnë
shqetësime se çështja e sigurisë në vend, mund të verë në rrezik operacionet
shpëtuese.
Një zyrtar i lartë i OKB-së, paralajmëroi se uria mund të shkaktonte
probleme, ndërsa ndihmat nuk shkonin te të mbijetuarit shpejt.
OKB po forcon patrullat e policisë dhe ato
ushtarake në Port-au-Prince.
Admirali Ted Branch i marinës amerikane tha se
siguria, sidomos në vendet ku uleshin helikopterët amerikanë kishte rëndësi.
Ai tha se nëse trupat amerikane përballeshin
me përkeqësim të situatës, kjo do të ngadalësonte ndjeshëm, operacionet e
ndihmës.