E Diel, 1 Nëntor 2026

Haiti i shkatërruar, në pritje të ethshme për ndihma

Kryqi i Kuq Ndërkombëtar vlerësoi se prej 45
deri në 50 mijë banorë kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit, duke u bazuar në
të dhënat e Kryqit të Kuq të Haitit dhe ato të zyrtarëve të Qeverisë. Me qindra
kufoma ishin vendosur dje para morgut të qytetit, ndërsa vlerësohet se një
numër shumë i madh i njerëzve ende gjenden nën gërmadhat e objekteve të
rrënuara

Nga Associated
Press

Punëtorët humanitarë të cilët po synojnë të shpërndajnë ushqim, ujë dhe gjëra
të tjera në Port-Au-Prince, thonë se atyre duhet tiu ofrohet një siguri më e
madhe në kohën kur banorët e dëshpëruar të Haitit po presin ardhjen e ndihmave
pas tërmetit katastrofal që goditi vendin e tyre.

Paqeruajtësit e OKBsë të cilët po patrullojnë në kryeqytetin e Haitit,
theksuan se hidhërimi i njerëzve është duke u shtuar për shkak se ndihmat nuk
janë shpërndarë me shpejtësinë e duhur.

Për fat të keq, hidhërimi i tyre është duke u shtuar dhe njerëzit kanë filluar
ta humbasin durimin, deklaroi David Vimhurst, zëdhënës i misionit paqeruajtës
të OKBsë, i cili komandohet nga Brazili. 

Frikësohem se të gjithë ne jemi të vetëdijshëm se situata po tendoset gjithnjë
e më shumë, shtoi ai.

Agjencia e OKBsë Programi Botëror i Ushqimit (ËFP) theksoi dje se depoja e saj
është plaçkitur pas tërmetit.

Zëdhënësja e kësaj agjencie me seli në Gjenevë, Emilia Casella, theksoi se në
qytet janë plaçkitur edhe dyqanet e ushqimit. 

Ajo shtoi se ËFP është duke përgatitur transportin e ushqimit në sasi të
mjaftueshme për të ushqyer për një muaj rreth dy milionë banorë të Haitit.

Kryqi i Kuq Ndërkombëtar vlerësoi se prej 45 deri në 50 mijë banorë kanë humbur
jetën si pasojë e tërmetit, duke u bazuar në të dhënat e Kryqit të Kuq të
Haitit dhe ato të zyrtarëve të Qeverisë.

Me qindra kufoma ishin vendosur dje para morgut të qytetit, ndërsa vlerësohet
se një numër shumë i madh i njerëzve ende gjenden nën gërmadhat e objekteve të
rrënuara.
Për banorët e shumëvuajtur të Haitit, shtetit më të varfër në hemisferën
perëndimore, shoku si pasojë e tërmetit po ia lëshon vendin dëshpërimit.

Kemi nevojë për ushqim. Njerëzit po vuajnë. Fqinjët dhe miqtë e mi po vuajnë.
Nuk kemi para. Nuk kemi asgjë për të ngrënë. Kemi nevojë për ujë të pastër,
deklaroi 22 vjeçari Sylvain Angerlotte.
Duke filluar nga Evropa, Azia dhe Amerika, më shumë se 20 qeveri, agjenci të
OKBsë dhe agjenci private për ndihma, kanë dërguar ushqim, ujë të pastër,
tenda, pajisje të rënda për heqjen e rrënojave, helikopterë dhe mjete tjera për
transport. Me qindra ekipe shpëtimtare dhe mjekësore gjithashtu janë nisur për
në Haiti.

ËFPja ka organizuar qendra për distribuimin e ushqimit dhe ujit, theksoi Kim
Bolduc, ushtruese e detyrës e shefes së misionit të OKBsë në Haiti. Ajo
theksoi se fakti se nuk ka raporte për plaçkitje gjithëpërfshirëse është i
jashtëzakonshëm, por shtoi se rreziku i shpërthimit të trazirave sociale është
tejet i madh, duke nënvizuar se bashkësia ndërkombëtare duhet të veprojë me
shpejtësi.

Qeveritë dhe agjencitë qeveritare kanë premtuar ndihma në vlerë prej 400
milionë dollarësh, përfshirë këtu edhe 100 milionë dollarë nga SHBAja.

Por, në ditën e tretë pas tërmetit katastrofal me fuqi prej 7.0 shkallësh të
Rihterit, rrjedha e ndihmave u pengua për arsye të porteve të dëmtuara dhe pasi
aeroporti u mbyll për tetë orë, për shkak të mungesës së hapësirës për
aterrimin e aeroplanëve.

Banorët në Port-Au-Prince vazhduan të qëndrojnë nën qiell të hapur, me shpresë
se do marrin ndihma.

Grupe të vogla të njerëzve mund të shiheshin duke i varrosur të vdekurit skaj
rrugëve. Por, një numër i madh i të vdekurve mbetet i pavarrosur, duke shtuar
kështu rrezikun për shëndetin e të mbijetuarve.

Inxhinierët nga radhët e misionit të OKBsë kanë filluar ti pastrojnë disa
rrugë kryesore, ndërsa për rregullin dhe ligjin tani në tërësi po kujdesen 3
mijë ushtarët dhe policët ndërkombëtarë, të cilët veprojnë në kuadër të
misionit.

Javën tjetër pritet që në Haiti të zbarkojnë rreth 5500 ushtarë dhe marinsa
amerikanë. Ata do të jenë përgjegjës për ruajtjen e sigurisë, deklaroi
zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibbs.

Pjesëtarët e policisë së Haitit nuk mund të shihen askund, pasi shumë prej tyre
janë të detyruar të përballen me humbjen e shtëpive dhe të anëtarëve të
familjes. 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›