E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhë, dy të rinj qëllohen mes tyre, nuk ka të lënduar

Dy të rinj janë përplasur në një duel të shtënash ndërmjet tyre në Lezhë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të tregut të këtij qyteti, ku dy persona të cilin udhëtonin në automjete kanë shkëmbyer mes tyre të shtëna armësh, por fatmirësisht nuk janë shënuar të plagosur. Dy protagonistët janë larguar menjëherë në drejtim të paditur. Ndërkohë forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve, duke ngritur postoblloqe të shumta në qytet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›