E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ vendos për djegien e fletëve të 8 majit

Votimi u mor me shtatë vota pro të anëtarëve të KQZ-së, duke përfshirë edhe votat e anëtarëve të opozitës.

Gjatë këtij procesi, fletë e votimit do të ndahen nga procesverbalet për t’u djegur, ndërsa materialet zgjedhore do të shkojnë në Arkivin e Shtetit. 

Sipas vendimit, KQZ do të vërë në dispozicion të këtij procesi, që do të zgjasë 65 ditë, rreth 1 milion e 800 mijë lekë. Neni 178 i Kodit Zgjedhor që flet për ruajtjen e dokumentacionit, në pikën 6 të tij, parashikon që "pas përfundimit të afatit për ankimet, KQZ hap të gjitha kutitë e votimit, nxjerr procesverbalet e votimit, si dhe tabelat dhe procesverbalin e numrit të fletëve të votimit dhe ia dërgon ato Arkivit Qendror të Shtetit në mënyrën e caktuar prej tij. Të gjitha fletët e votimit dhe kundërfletët digjen nën mbikëqyrjen e KQZ-së" /Start/

                                                                                             2011-09-26 12:33
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›