OKB-ja: Irani po punon për prodhimin e armëve bërthamore
Agjencia Bërthamore e Kombeve të Bashkuara për herë të parë tha se është e shqetësuar se Irani mund të jetë duke punuar për prodhimin e një arme bërthamore.
Raporti i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore thotë se informacioni i ri rreth aktiviteteve bërthamore të Iranit ngre mundësinë se mund të jetë duke zhvilluar koka mbushëse bërthamore për prodhimin e një rakete.
Agjencia konfirmoi gjithashtu deklaratën e fundit të Iranit se ka pasuruar uraniumin në nivelin 20 përqind.
Fuqitë botërore janë të shqetësuara pasi mendojnë se Irani mund të përdorë procesin e pasurimit të uraniumit për prodhimin e armëve bërthamore.
Shefi i agjencisë, Jukija Amano formuloi raportin për bordin e guvernatorëve. I dërguari i Iranit në Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore tha për agjencinë shtetërore të lajmeve se raporti konfirmon synimin paqësor të aktiviteteve bërthamore të Iranit. Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se Irani ka dështuar përsëri në përmbushjen e detyrimeve ndërkombëtare dhe se për këtë do të ketë pasoja.