Prelec: Vendimi i GJND, teknik dhe pa ndikim në rajon
normalizimit të plotë të marrëdhënieve të saj ndërkombëtare. Veçanërisht sepse shumë vende nuk hyjnë në marrëdhënie diplomatike me Kosovën nëse Serbia nuk e njeh atë, apo nëse ajo nuk jep ndonjë sinjal miratues për ta njohur apo për të krijuar marrëdhënie me Kosovën. Pra në këtë kuptim kjo është e vërtetë dhe është mënyra përmes të cilës Serbia dëmton Kosovën dhe popullin e saj. Qëndrimi i Serbisë për të mos njohur atë që ajo e konsideron si provincën e saj të shkëputur, është i kuptueshëm, edhe nëse jo i drejtë, por kjo nuk i jep Serbisë të drejtën për të dëmtuar interesat e popullit në Kosovë, nënvizoi ai. Ndërsa, në lidhje me vendimin e pritshëm të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, eksperti i GNK thotë se ai ka të ngjarë të jetë një vendim teknik që nuk do të ketë ndonjë ndikim të madh në rajon. Mendoj se Gjykata do të përpiqet të japë një vendim që nuk do të trazojë ujërat, dhe do të përpiqet të mos vërë ndonjë standard për shtete apo territore që aspirojnë për pavarësi. Mendoj se do të jetë një vendim teknik dhe do të ketë diçka që ose do ti kënaqë apo shqetësojë si Prishtinën ashtu edhe Beogradin. Pra nuk duhet të presim që ai të ketë ndonjë ndikim të jashtëzakonshëm në rajon, ka thënë Prelec, për të shtuar se vendimi do ta bëjë të mundur që disa shtete që deri tani e kanë pritur atë, ta njohin Kosovën. Por ai shtoi se vendimi i GJNK, do tua hedhë barrën përsëri mbi shpatulla Kosovës dhe sidomos Serbisë për ti nxitur ata të normalizojnë marrëdhëniet. Duke u ndaluar tek deklaratat e ministrit të Jashtëm serb, Vuk Jeremiç se Serbia ka arritur sukses në dy prej tre përparësive të lidhura me Kosovën, Prelec theksoi se këto janë fitore taktike. Në këtë drejtim ai shtoi se është e rëndësishme të pranohet se pavarësia e Kosovës dhe statusi i Kosovës si vend i pavarur janë fakte të pakthyeshme dhe asnjë nga gjërat që ka bërë Serbia nuk do ta ndryshojë këtë. Ajo që nuk është e qartë për asnjeri në rajon, dhe mund të mos jetë e qartë edhe për vetë Serbinë është synimi përfundimtar i politikës serbe? Mendoj se është e papërgjegjshme të ndjekësh taktika për të fituar avantazh përmes mosnjohjes, apo mosanëtarësimit në organizatat ndërkombëtare pa e ditur objektivin përfundimtar. Dhe deri sa Serbia të mos jetë në gjendje ta artikulojë një synim të tillë për vete dhe për të tjerët, ajo do të përballet me kritika nga vende të rëndësishme të komunitetit ndërkombëtar, vlerësoi ai.