E Diel, 1 Nëntor 2026

OKB-ja apel të rrallë të përbashkët për veprim: Ndalni mizorinë në Siri

siria-superSHBA- Krerët e pesë agjencive kryesore të OKB-së kanë lëshuar një apel të rrallë të përbashkët të komunitetit ndërkombëtar për t’i dhënë fund mizorisë dhe masakrës në Siri.

Në një deklaratë, krerët e OBSH-së, UNICEF-it, OCHA-as, WFP-it dhe UNHCR-së i kërkuan krerëve politikë të përdorin ndikimin e tyre për të zgjidhur krizën.

Ata thanë se ishin duke bërë thirrje për “diçka më të rëndësishme se fondet”.

Ata thanë se si organizatat humanitare kishin bërë të gjitha përpjekjet për të ndihmuar ata që janë prekur nga luftimet, duke siguruar strehim, ushqim dhe nevoja të tjera elementare , “por kjo nuk ka qenë e mjaftueshme”.

“Nevojat janë në rritje, ndërsa kapaciteti ynë për të bërë më shumë është duke u dobësuar”,-thuhet në deklaratë.

OKB-ja thotë se të paktën 70,000 njerëz janë vrarë dhe 1.2 milion njerëz mbetën të pastrehë që nga koha kur filloir konflikti. Rreth 385.500 siranë kanë ikur në Jordani kur dhuna nisi në mars të vitit 2011.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›