Përkujtohet eksodi i qytetarëve të Mitrovicës, udhëtohet drejt Kukësit
Mitrovicë- Në Mitrovicë është përkujtuar sot me anë të një udhëtimi simbolik eksodi i vitit 1999 i mijëra qytetarëve të Mitrovicës drejt Shqipërisë të ndjekur nga forcat serbe.
Këtë të hënë, disa prej tyre, anëtarë të organizatës “Eksodi99″ shkuan në fshatin e Dukagjinit, për të kujtuar ngjarjen.
Në vitin 1999-të, mijëra qytetarë të Mitrovicës u ndalen aty për të kërkuar bukë e ujë, në rrugën e tyre të dhunshme për në Shqipëri.
Banorët e tanishëm në fshatin Zllakuqan, u kanë shërbyer udhëtarëve sot pije e bukë si shenjë kujtimi për vitet e luftës.
Këta qytetarë do të udhëtojnë deri në Kukës, për të marrë pjesë në një ceremoni përurimi.