E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB-ja aprovon rezolutën për armët bërthamore



Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka aprovuar në unanimitet rezolutën për çarmatimin dhe ndalimin e prodhimit të armëve bërthamore. Lajmin e ka bërë të ditur presidenti amerikan, Barak Obama, i cili ka marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit për herë të parë. Mbledhja e Këshillit të sesionit vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, bashkon për herë të pestë në histori, krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare. Por edhe takimi i parë i Këshillit është përqëndruar ekskluzivisht mbi çështjen bërthamore dhe çarmatimin. “Një luftë bërthamore nuk duhet të ndodhë kurrë. Armët bërthamore duhet të eleminohen plotësisht dhe ky është objektivi dhe sfida jonë”,- është shprehur Obama. Rezoluta ka si objektiv një planet pa armë bërthamore. Dokumenti u kërkon vendeve që e kanë nënshkruar të mbajnë impenjimin e tyre dhe të mos prodhojnë armë bërthamore. Rezoluta nuk përmend ndonjë vend specifik, por i referohet shteteve si India, Pakistani, Irani dhe Koreja e Veriut.

25 Shtator 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›