Siguria në veri, mbledh krerët më të lartë të Kosovës
Prishtinë -Koordinimi i plotë i gjitha mekanizmave të institucioneve të Kosovës, për të ruajtur sigurinë në veri, ka mbledhur sot në Prishtinë presidentin Fatmir Sejdiu, kryeministrin Hashim Thaqi, zv/kryeministrat Hajredin Kuçi dhe Ramë Manaj, ministri i Jashtëm Skender Hyseni dhe Ministri i Punëve të Brendshme Zenun Pajaziti. Në këtë takim ishin të pranishëm edhe shefi i EULEX-it z. Ive de Kermabon, Komandati i KFOR-it, Gjeneral Gay, Zëvendësi i Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar, z.Fletcher Burton, si dhe përfaqësuesit e policisë së EULEX-it.
Pjesëmarrësit në takim u dakorduan se reagimi i përbashkët i Policisë së Kosovës, Policisë së EULEX-it dhe forcave të KFOR-it ishte përgjigjje adekuate ndaj provokimeve për të nxitë tensione dhe destabilitet. Në këtë takim gjithashtu u theksua se duhet të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme që provokimet dhe aktet e tilla në të ardhmen të parandalohen paraprakisht nëpërmjet koordinimit të veprimeve të të gjithë aktorëve në fushën e sigurisë.
Përfundimisht, u përsërit thirrja për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që të përmbahen ndaj provokimeve që mund të vijnë nga ata që kanë për qëllim ndaljen e ecjes së Kosovës drejt proceseve të zhvillimit dhe perspektivës së gjithëmbarshme.
U theksua se të gjithë ata që veprojnë në kundërshtim me ligjin dhe që synojnë të prishin rendin dhe qetësinë në Republikën e Kosovës do të përballen me Policinë e Kosovës, me Policinë e EULEX-it dhe me forcat e KFOR-it, të cilat janë këtu për sigurinë e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës pa dallim.