Chamakh, i uritur për lojë
Marouane Chamakh ka ritheksuar se nuk pret të largohet nga Arsenali në janar, por pranoi se “nuk mund të qëndrojë përgjithmonë në këtë situatë”.
Reprezentuesi maroken, i cili iu bashkua Arsenalit si futbollist i lirë nga Bordeaux më 2010, ka startuar vetëm një ndeshje të këtij sezoni në Premierligë. Ai spekulohet me largim nga Emirates, gjatë janarit, por 27-vjeçari ka theksuar se pret të mbetet në klub për pjesën e mbetur të sezonit.
“Nuk mund të qëndroj përgjithmonë në këtë situatë. Dua të luaj, do të vendos në pranverë”, tha ai për Sud Ouest.