Bruksel, kryeministri Berisha merr pjesë në samitin e PPE
TIRANE - Kryeministri Berisha u nis sot në Bruksel për të marrë pjesë në samitin e Partisë Popullore Europiane, i cili nis punimet të enjten.
Samiti bashkon kryetarë shtetesh dhe kryeministra, si dhe kryetarë të partive opozitare në Europë, anëtare të Partisë Popullore Europiane, të cilët do të diskutojnë zhvillimin e një qasjeje të përbashkët të PPE, mbi çështje europiane, që i paraprin mbledhjes së Këshillit Europian.
Samiti do të moderohet nga presidenti i PPE-së Wilfried Martens dhe pjesëmarrës në të janë presidenti i Francës Nicolas Sarkozy, kancelarja gjermane Angela Merkel, kryeministri i Spanjë Mariano Rajoy, kryeministri i Luksemburgut Juncker, presidenti i Këshillit Europian Herman Van Rompuy dhe presidenti i Komisionit Europian Jose Manuel Barroso. Por dhe mjaft personalitete të tjera europiane.
(er.nu/BalkanWeb)