E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB kërkon hetimin e masakrës në Siri

Varrimi masiv i viktimave të masakrës së Houlas (foto AFP)

Këshilli për të Drejtat e Njeriut në OKB ka miratuar një rezolutë për hetimin e masakrës në Houla të Sirisë ku u vranë më shumë se 100 persona, shumica e të cilëve ishin fëmijë dhe femra.

Forumi i OKB-së u mblodh me urgjencë në Gjenevë dhe miratojë rezolutën me 41 vota pro dhe tre kundër. Kundër votuan Rusia, Kina dhe Kuba.

Rezoluta u kërkuar nga Katari, Turqia dhe SHBA, të cilët kërkuan hetimin e masakrës me 108 viktima, ndodhur javën e kaluar.

Delegacioni i Sirisë e kundërshtojë një gjë të tillë duke e cilësuar këtë nismë si të motivuar politikisht.

CNN në një speciale kushtuar masakrës në Siri, raportonte se mbështetësit e Presidentit Asad po masakrojnë fëmijët për të trembur opozitarët. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›