E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, 2 të plagosur

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës.
 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë Yrshekut një motorr është përplasur me një automjet dhe për pasojë janë plagosur një çift të rinjsh, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur të cilët udhëtonin me motorr.
 

Menjëherë të plagosurit janë dërguar në spitalin Ushtarak ku po marrin edhe ndihmën mjekësore.
 

Ndërkohë policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›