E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB miraton kërkesën e Serbisë për Kosovën

Asambleja e Përgjithshme e
OKB-së e miratoi rezolutën
e paraqitur nga Serbia, për të
kërkuar mendim këshillues nga
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë
për shpalljen e pavarësisë së Kosovës
- nëse ajo është ose jo në pajtim
me ligjin ndërkombëtar. Për rezolutën,
77 vende anëtare të OKBsë
kanë votuar pro, 74 kanë abstenuar
dhe 6 kanë qenë kundër. Pritet
që dy deri në tre vjet të kalojnë derisa
Gjykata Ndërkombëtare e
Drejtësisë në Hagë ta japë opinionin
e saj. Beogradi ka thënë se këshilla
neutrale juridike do të ndihmojë
në uljen e tensioneve në rajon, por
përkrahësit e Kosovës thonë se ajo
do të ngadalësojë integrimin e
Prishtinës në komunitetin botëror.
Edhe pse rezoluta serbe është miratuar
nga Asambleja, shumë nga 27
vendet anëtare të BE-së kanë abstenuar.
SHBA, sikurse edhe Shqipëria
e kanë kundërshtuar atë.
Përfaqësuesja e SHBA-së, Rosemary
Di Carlo, i ka thënë Asamblesë
se kërkesa e Serbisë ka qenë e panevojshme
dhe jo dobiprurëse, për
të shtuar se pavarësia e Kosovës është
e pakthyeshme. Ambasadori britanik
në OKB, John Sawyers, ka
armapërsëritur
përkrahjen e plotë të Londrës
për GJND, por ka shtuar se kjo
nuk nënkupton se e mbështet rezolutën
e Beogradit, për të cilën Britania
ka abstenuar. "Arsyeja është se
kërkesa e Serbisë është bërë më
shumë për arsye politike sesa juridike",
ka thënë ai për të shtuar se rezoluta
"është disenjuar që të ngadalësojë
shfaqjen e Kosovës si një
komb i pavarur, i njohur në masë të
madhe ndërkombëtarisht, në institucionet
ndërkombëtare të botës,
ku edhe ajo do të luante rolin e vet".
Ndarjet në BE kanë qenë të qarta,
meqë Qiproja, Sllovakia, Rumania,
Greqia dhe Spanja mbështesin
kërkesën serbe. Gjykata Ndërkombëtare
e Drejtësisë do të japë
vetëm një opinion, i cili nuk është i
detyrueshëm për t‘u zbatuar. Shtatëdhjeteshtatë
vende votuan pro,
gjashtë kundër dhe 74 abstenuan.
BE ishte e ndarë me Rumaninë, Sllovakinë,
Spanjën, Greqinë dhe
Qipron që votuan në favor. Ata
thanë se ligji ndërkombëtar duhet
respektuar. Pothuajse 50 shtete në
gjithë botën e kanë njohur deri më
tani Kosovën, duke përfshirë SHBA
dhe pjesën më të madhe të shteteve
evropiane.
Prishtina
Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu
dhe Kryeministri Hashim Thaçi
kanë shprehur keqardhje për miratimin
e kërkesës së Serbisë që çështja
e ligjshmërisë së pavarësisë së
Kosovës t‘i kalojë Gjykatës Ndërkombëtare
të Drejtësisë. Sejdiu, duke
lexuar para gazetarëve një deklaratë
të përbashkët për shtyp, tha se
udhëheqësit kosovarë "e kuptojnë
të drejtën e Asamblesë së OKB-së që
të bëjë këtë referim, ndonëse ky
vendim nuk do t‘i ndihmojë përpjekjet
për të promovuar stabilitet
afatgjatë në Kosovë dhe rajon". Presidenti
dhe Kryeministri i Kosovës
thirrën një konferencë për shtyp në
Presidencës në Prishtinë, vetëm pak
kohë pas votimit në Asamblenë e
Përgjithshme, ku thanë se do të
bashkëpunonin me Gjykatën.
"Synojmë të marrim pjesë aktivisht
në prezantimin e rastit tonë para
Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë
dhe presim që shqyrtimet e saj
të jenë të drejta dhe të paanshme.
Po ashtu, besojmë se do të rikonfirmohet
pozicioni ynë".
Pavarësia, e zgjidhur
Presidenti dhe Kryeministri i
Kosovës kanë përsëritur qëndrimin
se pavarësia e Kosovës është
‘e zgjidhur dhe e pakthyeshme‘.
Ata kanë shprehur bindjes se, pavarësisht
nga vendimi, do të pasojnë
njohje të reja të pavarësisë së
Kosovës dhe se referimi në Gjykatë
"nuk do t‘i pengojë vendet të vlerësojnë
përparimin e vazhdueshëm
në Kosovë dhe të vendosin për njohjen".
"Çfarëdo që gjykata të thotë
në fund në lidhje me pyetjen që është
parashtruar, ne do të ndjekim
rrugën e zhvillimit dhe përparimit
në Kosovën e pavarur, së bashku me
partnerët dhe miqtë tanë ndërkombëtarë".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›