E Shtunë, 31 Tetor 2026

Braho: Zgjedhjet, reforma jotransparente

LSI shprehu dje shqetësim të thellë për vonesat e pajustifikuara të procesit të hartimit të Kodit Zgjedhor. Deputeti Spartak Braho tha se komisioni vazhdon ende të punojë i bunkerizuar, në kushtet e një mungese të plotë të transparencës, duke censuruar punën e tij. "Përgjegjësi kjo direkte e bashkëkryetarëve të këtij komisioni, ndonëse kundër këtij qëndrimi ka reaguar me ashpërsi jo vetëm përfaqësuesi i LSI-së në këtë komision, por edhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit", theksoi Braho. Ai insistoi se korrektimi kombëtar është e vetmja mundësi që nuk devijon votën e qytetarëve, por siguron një shpërndarje sa më korrekte të saj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›