E Diel, 1 Nëntor 2026

PS mbledh shtabin e zgjedhjeve

Kreu i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, ka marrë në dorë frenat e drejtimit të fushatës për zgjedhjet e vitit 2009. Në cilësinë e njeriut përgjegjës për këtë proces, ai ka mbledhur dje në mjediset e partisë një numër të konsiderueshëm funksionarësh të niveleve të ndryshme. Mes tyre ishin edhe anëtarët e kryesisë, që tanimë do të fillojnë punën sipas qarqeve ku janë deleguar më parë. Në takimin e djeshëm janë ftuar edhe deputetët të shkojnë të angazhohen direkt sipas një grafiku për të garantuar një rezultat maksimal. Kjo fazë do të fillojë menjëherë dhe do ketë frytet e para në prag të çeljes zyrtare të fushatës zgjedhore.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›