E Shtunë, 31 Tetor 2026

Manjani: Kundër ligjit të ri për noterinë

Opozita pozicionohet kundër ndryshimeve në ligjin për noterinë në Republikën e Shqipërisë. Kryetari i Komisionit të Ligjeve pranë Partisë Socialiste, Ylli Manjani, bëri publike dje argumentet në mbështetje të këtij qëndrimi. Sipas tij, kjo ndërhyrje është në vazhdën e projektligjeve anti-reformë e anti-shtet që qeveria e sotme paraqet e vazhdon të paraqesë në Kuvend. "Më së fundi qeveria ka paraqitur për miratim një projektligj për disa shtesa e ndryshime në ligjin për Noterinë", tha Manjani. Ai konstatoi se me këtë nismë qeveria iu garanton shqiptarëve dhe veçanërisht investitorëve kaos juridik dhe pasiguri për çdo dokument noterial.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›