Punonjesit e shendetesise, shperblim 10 mije leke
E ndersa punonjesit e poliklinikave, kryesisht mjeket do te marrin nje shperblim prej 30 mije lekesh, mjeket e spitaleve do te marrin tri here me pak se ata. Nese gjate dy viteve te tjera mjeket e QSUT-se kane marre nje shperblim nga 30 mije deri ne 100 mije leke, sipas urdhrit te dale dy vjet me pare kete vit do te perfitojne vetem 10 mije leke. Vendimi eshte marre pak kohe me pare nga Kryeministri, i cili ka percaktuar edhe shperblimet per pensionistet dhe per punonjesit e tjere. Keshtu, te gjithe punonjesit e spitaleve mjeke, infermiere, ndihmesmjeke, ndihmes-infermiere dhe sanitare kete vit do te perfitojne 10 mije leke nga shperblimet e festave te fundvitit. E ndersa, kjo kategori shpreson per nje page shperblim, ose sic quhet edhe paga e 13, ajo qe do te marrin eshte sa dyfishi i pensionisteve. Sipas vendimit, keto shperblime do te shperndahen para festave te fundvitit.