Kapshticë, në 24 orëhyjnë 3075 udhëtarëe 965 automjete
KORçë- Në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës në qarkun e Korçës ka patur radhë të gjata gjatë natës dhe mëngjesin e ditës së enjte, pasi pala greke e kësaj dogane ka punuar me një sportel.
Mësohet se nga mëngjesi dhe gjatë ditës, numëri i sporteleve nga pala greke është rritur dhe për pasojë janë eleminuar radhët e gjata ndërsa deri në mëngjesin e ditës së enjte kanë hyrë në Shqipëri 3075 persona dhe 965 automjete.
Gjatë ditës, nga policia kufitare shqiptare po punohet me 4 sportele dhe vetë emigrantët e kthyer thonë se nuk ka patur vonesa.
Gjatë muajit korrik në këtë pikë kalimi kanë hyrë 73.380 emigrantë dhe 20.626 automjete. Ndërsa, gjatë këtij muaji kanë hyrë edhe rreth 6000 shtetas të huaj me destinacion kryesisht turizmin.
(e.n/ata/BalkanWeb)