OKB do vendosëmë 14 shtator përrezolutën serbe
BEOGRAD- Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara do të vendosë rreth rezolutës së Serbisë për Kosovën, që lidhet me mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, në seancën e 14 shtatorit, i ka deklaruar gazetës serbe “Politika” të Beogradit, zëdhënësi i presidentit të Asamblesë, Jean Victor Nkolo.
Ai është shprehur se nëse ndodh të ketë dy projekt/rezoluta për të njëjtën çështje, miratimi i të parës do të thotë refuzim i të dytës, por gjithçka varet nga parashtruesi.
Në votim respektohet koha e paraqitjes së propozim rezolutës, ajo që ka mbërritur e para del e para në votim, ka sqaruar ai. Por, “parashtruesit mund të vendosin nëse do të tërheqin propozimin ose të kërkojnë rivotim”, është shprehur diplomati kamerunas Nkol.
Sipas zëdhënësit të presidentit të Kombeve te Bashkuara, teksti i paraqitur mund të pësojë ndryshime, por me kusht që me plotësimet e propozuara të pajtohet parashtruesi i dokumentit.“Në atë rast në rend të ditës vihet versioni i redaktuar i tekstit.
Nëse parashtruesit nuk pajtohen me amendamentet e propozuara, edhe për ato mund të votohet para se të bëhet votimi për tekstin e projektit fillestar origjinal”, i ka thënë gazetes serbe “Politika” zëdhënësi i presidentit të Asamblesë së OKB-së.
(e.n/kohaditore/BalkanWeb)