''TI'': Bosnjë-Hercegovinashteti më i korruptuarnë Evropë
SARAJEVë- Bosnjë-Hercegovina është shteti më i korruptuar në Evropë, thuhet në studimin e fundit të "Transparency Inetrnational'', sipas së cilit çdo qytetar boshnjak paguan mesatarisht për një vizitë te mjeku një ryshfet prej 126 eurosh.
''Ligji' për marrje dhe dhënie nën dorë është pranuar nga të gjitha shtresat e shoqërisë'', thotë në njoftimin e saj radioja gjermane ''Deutsche Welle''.
Bosnjë-Hercegovina ndodhet në vendin e fundit në Evropë për ndershmëri në këtë drejtim, ndërkohë që në krye të klasifikimit ndodhen vendet skandinave dhe ato evropianoperëndimore. Situata nuk është e mirë as në vendet e tjera të Ballkanit.
Në Serbi, sipas të dhënave të "TI''-së, vitin e kaluar një e pesta e qytetarëve pranuan ryshfet, ndërsa në Bullgari, që është anëtare e BE-së, këtë e bën një në katër qytetarë.
"Elita politike është forcë lëvizëse për korrupsionin në Bosnje'', thotë drejtori i ''TI''-së, Sërgjan Blagojeviç. "I ashtuquajturi korrupsioni i vogël në shëndetësi, arsim, administratë dhe polici dalin nga mashtrimet e mëdha", shton ai.
"Qytetarët shohin se 'peshqit e mëdhenj' në politikë nuk dënohen dhe për këtë konsiderojnë se është e drejtë që kërkesat e tyre t'i zgjidhin me ryshfet", thekson Blagojeviç.
(e.n/mia/BalkanWeb)