E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB vendos të mërkurën skemën finale të EULEX

 

Ndërkohë që në Kosovë vazhdon të debatohet plani me gjashtë pika i Ban Ki Mun për EULEX-in, Këshilli i Sigurimit pritet të takohet të mërkurën për të vendosur mbi miratimin ose jo të këtij plani.EULEX më pas do të zbarkojë në fillim të dhjetorit. Sipas B92, plani do të lërë në zonat serbe vetëm UNMIK në zonat serbe, ndërsa EULEX do të vendoset në të gjithë pjesën tjetër të Kosovës. Gjashtë pikat e Ban Ki Mun janë mbështetur nga pjesa më madhe e ambasadorëve në OKB. Ban Ki Mun u ka bërë thirrje autoriteteve të Prishtinës që ta pranojnë planin, por Prishtina zyrtare sheh rrezikun e ndarjes në këtë plan dhe ka deklaruar se ai nuk është marrëveshje mes palëve të përfshira, por vetëm mes Beogradit dhe OKB-së. Plani gjashtëpikësh ka të bëjë me policinë, gjykatat, doganat, menaxhimin e vijës kufitare, transportin e telekomunikacionin, si dhe me trashëgiminë kulturore e fetare ortodokse, por në të gjitha pikat roli i EULEX-it do të ishte neutral karshi statusit dhe ky mision nuk do ta zbatonte Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Analistë të rajonit kanë debatuar mbi planin duke e konsideruar atë të rrezikshëm dhe një mjet që do të çonte fshehtësisht nga ndarja e Kosovës, por gjithashtu edhe nga rreziku i reaksioneve zinxhir në zonat shqiptare të vendeve të rajonit, mes të cilave edhe lugina e Preshevës në Serbi. Autoritetet e Kosovës e kanë vlerësuar si të papranueshëm këtë plan, duke e refuzuar dhe duke ofruar planin  tyre me katër pika. Ky plan thekson se EULEX duhet të veprojë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Deklaratën e pavarësisë së Kosovës, planin e Ahtisarit, Planin e përbashkët të veprimit të shkurtit 2008 me ftesën e EULEX-it nga institucionet e Kosovës. Pas kthimit nga Londra, Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu tha se atje rikonfirmoi qëndrimin e Prishtinës zyrtare, se misioni i EULEX-it do ta respektojë Kushtetutën e Kosovës, ndërsa ritheksoi kundërshtimin e planit të OKB-së, pasi sipas tij, ai cenon sovranitetin e Kosovës. Plani ka provokuar protesta të shumta në Kosovë dhe një shpërthim në Selinë e EULEX-it në Prishtinë, për të cilin janë arrestuar tre shtetas gjermanë. mbi ta aludohet se janë të përfshirë në shërbimet sekrete gjermane,. por gjermani nuk ka bërë asnjë deklaratë mbi ta. Në numrin që publikohet sot, gazeta gjermane “Bild”, shkruan se sulmi me bombë kundër selisë së Zyrës Civile Ndërkombëtare në Prishtinë, për të cilin janë arrestuar tre agjentë gjermanë, është vepër e një grupi kosovar anti BE-së.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›