E Shtunë, 31 Tetor 2026

Senatori dorëhiqet pas disa fotove nudo

Një senator portorikan, i cili votoi kundër martesave për homoseksualët, ka dhënë dorëheqjen pas publikimit të fotove të tij nudo, në një faqe interneti për gej.

Senatori Roberto Arango ka sqaruar se gjëja më e mirë për të dhe familjen e tij ishte të dorëhiqej. Pas publikimit të fotove, në një faqe për meshkujt gej dhe biseksualë, Arango, në fillim e mohoi faktin, ndërsa pak më vonë pranoi se e kishte bërë këtë gjë, por nuk mbante mend se kur. Ai këmënguli se fotoja tregonte efektet e një diete.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›