E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet i kërkuari për plagosje të rëndë me dashje

Fier

Një i kërkuar për plagosje të rëndë me dashje është vënë në pranga orët e para të mëngjesit të së mërkurës. Sipas burimeve zyrtare të Policisë së Qarkut Fier mësohet se është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i Eduart Lumen Doganit, 33 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Arapaj të Rrethit Fier. Të njëjtat burime saktësuan se arrestimi i të riut është bërë në banesën e tij, pas një urdhri të lëshuar nga Prokuroria e Fierit si autor i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Plagosje e rëndë me dashje”. Dogani dyshohet se para disa kohësh ka plagosur me mjete të forta në kokë 20-vjeçarin E.C.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›