E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet adoleshenti, shkaktoi aksident me vdekje

Një 16-vjeçar ka shkaktuar një aksident vdekjeprurës në aksin rrugor Kavajë-Plazhi i Durrësit. Natën e vonë të së martës, rreth orës 23:00 është arrestuar në flagrancë 16-vjeçari nga Durrësi, L.K. Arrestimi i tij u krye pasi në kohën kur drejtonte automjetin tip “Mercedez Benz”, me targa TR0060M, në segmentin rrugor Kavajë-Plepa, pranë Shkëmbit të Kavajës, ka aksidentuar për vdekje këmbësorin Luan Pirja, 52 vjeç, me banim në Kuçovë. Adoleshenti akuzohet për veprat penale të “shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “drejtimi të automjetit pa dëshmi”.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›