E Diel, 1 Nëntor 2026

ILDKP procedim penal per shtate zyrtare

Deklarimi i pasurise inspektorati Refuzuan te dorezojne deklaraten e interesave private

Inspektorati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive i eshte drejtuar prokurorise per hetime te metejshme per shtate zyrtare te larte. Dy prej tyre jane punonjes te Drejtorise se Pergjithshme te Doganave kater jane drejtues te pushtetit vendor dhe nje ish-zevendesminister i kabinetit Berisha. Shtate zyrtare rrezikojne te denohen me gjobe ose burgim deri ne gjashte muaj pasi kane refuzuar te dorezojne deklaraten e interesave private. Zyrtaret per te cilet ILDKP ka kerkuar nisjen e procedimit penal jane Flamur Hysi zv.drejtor i pergjithshem i Doganave Adrian Durmishllari ish-doganier Zamira Sinoimeri ish-zv.ministre e Shendetesise Sokol Hodaj kryetar i Komunes Vllahine ne Vlore Mark Kulla kreu i Komunes Shosh ne Shkoder Bujar Skendo kryetar i Komunes Buz ne Tepelene Agim Xhaja kryetar i Komunes Perparim Peqin. Po keshtu si rrjedhoje e hetimit administrativ te zhvilluar nga Inspektorati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive tre zyrtare te qeverisjes vendore ne Bashkine e Sarandes kane dhene doreheqjen nga funksionet publike dhe drejtuesi i nje ndermarrje shteterore ne te njejten njesi administrative eshte terhequr nga ushtrimi aktiv i profesionit te lire privat pasi kane rezultuar ne konflikt interesi. Inspektorati i Deklarimit te Pasurive i eshte drejtuar prokurorise per hetime te metejshme pasi dy punonjes te Drejtorise se Pergjithshme te Doganave nje ish-zv.minister dhe kater drejtues te pushtetit vendor nuk i jane pergjigjur thirrjes edhe pse ndaj tyre eshte marre masa administrative gjobe per vonese ne deklarimin e pasurive.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›