Pronat PD perballe ish-pronareve ne Kushtetuese
Ne ndryshim nga tre muaj me pare Kuvendi boton ne kohe rekord ligjin per pronat ne Fletoren Zyrtare. Rrezimi i dekretit te Presidentit Topi per pronat eshte botuar brenda 24 oresh ne Fletoren Zyrtare nderkohe qe i njejti vendim i rrezuar nga Gjykata Kushtetuese ne muaji qershor nuk u botua per rreth nje muaj ne Fletoren Zyrtare. Perseri drafti qe sapo ka hyre ne fuqi do te perplaset serish me Gjykaten Kushtetuese nga ish-pronaret dhe Partia Socialiste. Ish-pronaret jane duke u pergatitur per tju drejtuar Gjykates Kushtetuese dhe paralajmerojne se do te mbajne qendrim sapo te pergatisin draftin qe do te rrezoje ndryshimet e PD-se mbi ligjin e kthimit dhe kompensimit te pronave. Myrshit Vorpsi i shoqates Pronesi me Drejtesi sqaron se ligji do te perfundoje serish ne Gjykaten Kushtetueses. Nga ana tjeter kreu i grupit parlamentar te PS-se Gramoz Ruci duke akuzuar mazhorancen per shkelje te Kushtetutes me votimin e dyfishte paralajmeroi se do ta coje kete ceshtje ne Gjykaten Kushtetuese. Nje tjeter paradoks qe bie ne sy eshte se Qendra e Publikimeve Zyrtare ka botuar ne faqen e saj online vetem vendimin per rrezimin e dekretit te Presidentit Topi per pronat por nuk ka botuar asnje nga projektligjet e miratuara ne sallen e Kuvendit pasditen e se enjtes si p.sh. projektligjin per investimet e huaja qe pati nje lume akuzash dhe debate ne seance por qe ne fund mori 73 votat pro ne Parlament. Qendrimi i Kuvendit ne lidhje me kete ngjarje ishte se cdo gje u zhvillua sipas rregullores dhe Kushtetutes por ne fakt nuk sqaroi se cili ka bere kerkesen per anulimin e votimit dhe rihapjen e tij nga e para ashtu sic eshte parashikuar ne Rregulloren e Kuvendit.