PDU ameria ceshtje kombetare
Ceshtja came nuk eshte vetem e shqiptareve te Camerise por ajo eshte ceshtje e te gjithe shqiptareve brenda Shqiperise Kosoves Maqedonise e kudo qe ato jetojne. Keshtu deklaroi kryetari i PDU-se Shpetim Idrizi ne nje takim te zhvilluar mbremjen e se premtes me perfaqesues te komunitetit cam ne qytetin e Cerrikut. Gjate takimit deputeti Idrizi shpalosi disa nga pikat me te rendesishme te programit te kesaj partie ku ne thelb eshte zgjidhja e ceshtjes came emigracioni si edhe ruajtja e trashegimise kulturore te vendit tone. Gjate ketij viti eshte rritur vleresimi per ceshtjen came sepse ne kemi treguar se cilat jane rruget e zgjidhjes pse Cameria eshte e jona dhe ajo na pret qe te shkojme nje dite atje ka thene Idrizi. Duke u ndalur ne programin e PDU-se Idrizi theksoi se ne themel te programit te partise nuk eshte vetem ceshtja came por edhe ajo e shqiptareve te Kosoves. Ne do te punojme qe shteti i Kosoves te konsolidohet te behet shtet i pavarur dhe funksional. Por ne do te punojme bashke me shqiptaret e Maqedonise qe te implementohet deri ne fund Marreveshja e Ohrit dhe shqiptaret te zene vendin e merituar. Jashte vemendjes sone nuk jane as Presheva Bujanovski apo shqiptaret e Malit te Zi por ajo pjese qe ka mbetur pa zgjidhje eshte ceshtja e shqiptareve te Camerise tha Idrizi. Me tej ai deklaroi me pas se ende nuk ka ndonje institucion qe te trajtoje problemet e emigranteve. Ne themel te programit tone ne kemi kerkuar qe shteti shqiptar duhet te kete nje ministri per emigracionin apo minimalisht nje komunitet per emigracionin ka thene Idrizi duke shtuar se ky propozim ka gjetur edhe mbeshtetjen e Kryeministrit Sali Berisha ne nje takim te zhvilluar kohet e fundit me te. Duke perfunduar kreu i PDU-se deklaroi Bashke me ne nuk jane vetem anetare te komunitetit cam por jane edhe shume shqiptare qe e vleresojne ceshtjen kombetare. Ne jemi te lumtur qe nismes sone i jane bashkuar shume shqiptare patriote perfundoi Idrizi.