E Shtunë, 31 Tetor 2026

uko Pushtetit po i vjen fundi

Reagim i PS

Opozita vazhdon kundershtimet lidhur me ligjin e pronave. Mazhoranca votoi ligjin per grabitjen e tokave te shqiptareve te cilin ne do ta cojme ne Kushtetuese. Ndersa sot lepuri i radhes qe doli nga oborri i pushtetit per te vjelle karoten e Sali Babes ishte Enkelejd Aliabeaj juristi qe gatoi Gerdecin dhe qe po e fal drejtesia tha deputeti i PS-se Arben Cuko. Sipas tij kjo perpjekje e deshperuar e Sali Babes me dyzet hajdute per te mbuluar me shpifje e sharje te palarat qe po dalin perdite ne shesh tregon se ketij pushteti po i vjen fundi. Deputeti Cuko beri me dije se ish-ministrin e Drejtesise Enkelejd Alibeajn e ka paditur ne prokurori e gjykate per shpifje. Lepujt e Sali Babes qe behen trima kur dalin ne televizione nuk kane kurajen te perballen me te vertetat tona para drejtesise tha Cuko.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›