E Shtunë, 31 Tetor 2026

O’Neill kërkon suksesin me Aston Villan

Eshtë zgjidhur më në fund dhe cështja e teknikut të ri të Aston Villas. Martin O'Neill do të jetë ai që do të drejtojë skuadrën angleze drejt rikthimit të sukseseve, I rikthyer në pozicionin e trajnerit pas 15 muajsh mungese, O'Neill beson se Aston Villa do të jetë ndër skuadrat më të mira dhe është ky qëllimi I tij për këtë sezon."Aston Villa është një nga klubet më fantastike më një histori të gjerë-është shprehur O'Neill-Mendoj se cdo klub që ka një histori meriton të jetë ndër skuadrat më të mira të Premiershipit.Ende nuk kemi filluar por kam shumë kurajo kur sezoni ende nuk ka filluar. Pas dy javësh do të luajmë me Arsenalin. Ne do të kërkojmë të rikthehemi në ditët e lavdishme. E di që ka kaluar gati 25 vjet që Aston Vila ka fituar një trofe europian dhe ne synojmë të kthehemi tek ky trofe. Kjo është endrra jonë dhe unë dua të jem pjesë e saj për vitet në vazhdim". Por mbetet vetëm të shohim se për sa kohe do të mbetet tek Aston Villa, Martin O'Neill pasi ka drejtuar dhe më parë Ëycombe, Leicester dhe Celtic përpara se të vinte te Aston Villa.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›