E Shtunë, 31 Tetor 2026

Romeo Hamzaj nënshkruan për grekët e Apolon Kallamarja

Edhe pse përgjigjja e Edvin Muratit është ende negative ndaj ofertës së bërë nga Apolon Kallamarja, me ekipin grek ka nënshkruar sot sulmuesi i njohur i Besës dhe Partizanit, Romeo Hamzaj. Lajmin e jep faqja më e madhe sportive në Greqi, sportime.gr. Hamzaj kishte disa ditë që po testohej nga stafi teknik i Apolon Kallamarja.
Sipas sajtit grek, mesfushori i Kombëtares shqiptare Murati, edhe sot, me përgjigjet e tij përmes linjës telefonike, ishte përgjigjur se nuk dëshironte të vishte bluzën kuqezi të Apolonit, edhe pse para disa ditësh kishte pohuar se ditën e premte, pra sot, do të jepte një përgjigje pozitive.
Sportime.gr shkruan se mosmarrëveshjet midis Edvin Muratit dhe drejtuesve të Apolon Kallamarja kishin të bënin me pagesën e tij. Ndërsa Murati kërkonte 160 mijë euro në vit, shuma e ofruar nga Apolon ishte 120 mijë euro.
Mina Petro

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›