Francë/ Lioni fiton me Nantën 3-1 në javën e parë te sezonit 2006-2007

Debutim fitues i Olimpikut të Lionit në javën e parë të kampionatit të ri francez të Ligës 1. Në ndeshjen hapëse të sezonit 2006-2007, kampionët e Francës dominuan takimin më Nantën, në shtëpinë e kësaj të fundit duke fituar 3-1.
Padronët e shtëpisë shënuan të parët në minutën e 2-të me anë të
Boukhari; ndërsa një minutë më pas erdhi dhe barazimi i Lionit me anë të Benzema. Pesë herë kampionët e Francës shënuan dy gola në pjesën e dytë, fillimisht me anë të Squillaci në të 64' dhe të Fred në të 88.
Sot
Nantes-Lione 1-3 :(2' Boukhari/N; 3' Benzema/L; 64' Squillaci/L; 88' Fred/L)
Nesër:
17.15, Rennes-Lille 20.00, Auxerre-Valenciennes 20.00, Bordeaux-Tuluzë 20.00, Mans-Nice 20.00, Lens-Troyes 20.00, Nansi-Monako 20.00, Paris S.G.-Lorient 20.00, Saint Etienne-Sochaux
Të dielën:
18.00, Sedan-Marsejë