E Shtunë, 31 Tetor 2026

Venger: “Rejes nuk do të largohet”

Dhe pse sulmuesi spanjol Rejes ka kërkuar një lëvizje më ambicioze nga Real Madrid për të arritur në transferimin e tij në Bernabeu, tekniku i Arsenalit, Venger duket se i thotë "jo" këtij largimi. Në ndeshjen e mbrëmshme ndaj AZ Alkmarit, fituar 3:0 nga Arsenal, Rejes ka qenë titullar dhe i përfshirë në aksionet e dy golave të pare, të Gilberto Silvës dhe Adebajorit. Golin e tretë për skuadrën londineze e realizoi me 11-metërsh Van Persi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›