Juventus/ Ibrahimoviç mungon në miqësore, pritet gjoba

Zlatan Ibrahimovic mund të gjobitet për shkak se nuk e ndoqi skuadrën për ndeshjen testuese kundër formacionit amator të Specia,të fituar nga Juve 4-1. Lajmin e ka bërë të ditur vetë presidenti i Juventusit, Xhovani Koboli Xhilji. "Duhet të vinte me autbouz, duhet të ishte këtu, nuk erdhi dhe ka gabuar rëndë". Ndaj tij do të merren masa disiplinore ditën e hënë pasi të jetë takuar më parë me administratorin e deleguar Alesio Seko.
"Futbollisti është në moshë të re, dhe ka nevojë për ndihmë me të gjitha mënyrat për t'u sjellë me dinjitet në një klub që e ka trajtuar mirë. Do të vazhdojmë ta mbajmë afër për të punuar akoma me ne",shton Xhilji.