Alban Bushi dhe Romeo Hamzaj, dy shqiptarët e Apollon Kalamarja

Romeo Hamzaj, futbollisti që firmosi sot kontratën e tij të parë me një klub jashtë Shqipërisë, është lojtari i dytë shqiptar që do të aktivizohet me klubin grek Apollon Kalamaria gjatë sezonit 2006-2007. Lojtari tjetër shqiptar është sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Alban Bushi.
"Loku" sezonin e kaluar luajti për fanelën e Levedhiakos, me të cilin arriti të shënojë katër gola.
Interesant është fakti se të dy lojtarët shqiptarë janë sulmuesë dhe të paktën njëri prej tyre do të jetë i pranishëm në 11-shin startues të klubit selanikas.
Me ta mund të ishte bashkuar edhe Edvin Murati, por mesfushori shqiptare refuzoi të firmoste kontratën me Apollonin.
Dash Frashëri