E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA shton masat e sigurisë në Gjirin Persik

Shtetet e Bashkuara thonë se kanë shtuar masat e sigurisë në Gjirin Persik, pas provave të Iranit me raketa me rreze të mesme dhe të gjatë veprimi.

Sekretarja amerikane e Shtetit Kondoliza Rajs paralajmëroi Iranin se Shtetet e Bashkuara nuk do të ngurrojnë të mbrojnë interesat e tyre dhe të aleatëve kundër çdo agresioni.

Në komentet e bëra në kryeqytetin gjeorgjian Tbilisi, zonja Rajs tha se Irani nuk duhet të vërë në dyshim aftësitë e Shteteve të Bashkuara. Ajo shtoi se Shtetet e Bashkuara po punojnë nga afër me aleatët e tyre për të garantuar vetë-mbrojtjen.

Të mërkurën, Irani vuri në provë raketa që kanë aftësinë të arrijnë deri në territorin izraelit. Media iraniane njoftoi se një tjetër raund raketash u vunë të mërkurën në mbrëmje në provë. Manovrat përfshinin prova me raketa tokë-det, tokë-tokë dhe det-ajër.

Komandanti i Gardës Revolucionare të Iranit Hosein Salami tha se provat demonstrojnë forcën e Iranit kundër të gjithë "armiqve të tij."

(VOA)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›