E Diel, 1 Nëntor 2026

Përmeti, që nga mëngjesi pa energji elektrike

Përmet- Banorët e Përmetit që nga mëngjesi i sotëm janë pa energji elektrike. Shkak për mungesën e energjisë janë punimet për një investim që po kryhet nga një firmë private në zonën ku ndodhej shtylla e tensionit të lartë.

Mësohet se punimet po kryehen pikërisht në zonën e linjës së tensionit të lartë në Grykën e Këlcyrës.

Banorët kanë pritur me durim për gjatë gjithë ditës, por energjia nuk është rikthyer. Ata ankohen se edhe në këto momente janë në terr dhe nuk u është kthyer një përgjigje se kur do të kenë drita në shtëpitë e tyre, ndërsa shtojnë se nuk kanë pasur probleme më parë, sepse renditen në rrethet me pagueshmëri shumë të lartë të faturave për energjinë që konusmojnë.

Në fakt, filiali i KESH-it në këtë rreth, kishte vendosur një njoftim për mungesën e energjisë deri në orën 14.00 të drekës, por edhe pse kanë kaluar shumë orë pas afatit të premtuar, situata ka mbetur e njëjtë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›