Obama emëron zyrtarët më të lartë të sigurisë
Uashington - Pritet sot edhe prezantimi i zyrtarëve më të lartë amerikan nga vetë presidenti Barak Obama. E paralajmëruar që më parë, Hillari Klinton do të prezantohet zyrtarisht si Sekretarja e ardhshme e Shtetit. Prezantimi do të bëhet përmes një konference për shtyp të organizuar nga zoti Obama. Zgjedhja e Klintonit në një post të tillë duket si e çuditshme pas qëndrimit të Obamës se lufta në Irak në vitin 2003 ishte një gabim. Zonja Klinton, është bashkëshortja e ish presidentit Bill Klinton i cili votoi pro luftës dhe e mbrojti vazhdimisht votën e saj për luftën në Irak gjatë garës demokrate për emërimin për kandidat presidencial.
Obama pritet të emërojë ish gjeneralin e marinës Xhejms Xhouns si Këshilltarin e tij për Siguri Kombëtare dhe se do të njoftojë se do të lërë në krye të Departamentit të Mbrojtjes zotin Robert Gejtjs i cili ka shërbyer në këtë post në administratën e presidentit Bush gjatë dy vjetëve të fundit. Zoti Gejts mbikqyri vitin e kaluar shtimin e trupave amerikane në Irak, i cili u kundërshtua nga zoti Obama. Ashtu si edhe presidenti Bush, zoti Gejts ka paralajmëruar për rrezikun e një tërheqjeje të parakohshme të trupave amerikane nga Iraku edhe pse marrëveshja e posafirmosur irako-amerikane ka vendosur vitin 2011 si afatin përfundimtar për praninë e trupave luftarake amerikane në Irak.