Kosova dhe rreziku nga HIV/Aids
Prishtine - (BBC/Start)Kosova cilësohet të jetë vendi me rrezikshmëri të lartë përsa i përket shtimit të numrit të të infektuarve me virusin HIV, ndonëse ajo qëndron me numrin më të vogël të tyre në rajon.
Ekspertët thonë, se kjo ndodh për shkak të informimit të paktë në shkolla, mosedukimit të të rinjve dhe lëvizjeve në vendet fqinje të cilat janë të njohura për numrin e madh të të infektuarve.
Mosha më e prekur është ajo 30 deri në 40 vjeçare dhe çdo vit në Kosovë një person diagnostifikohet me virusin HIV.
Në vitin 1986 u indentifikua rasti i parë i një personi të infektuar me HIV –AIDS.
Prej atëherë në Kosovë numri i të infektuarve arriti në 75. Sipas të dhënave, numri më i madh i tyre, vinte nga shtetet nga kishin migruar.
Tashmë, personat me SIDA, të cilët jetojnë në Kosovë, në krahasim me vitet e mëparshme, kur shoqëria i izolonte ose nuk i pranonte, kanë formuar organizatat e tyre për këshillim mjeksor dhe psikologjik.
Korrespondentja e BBC-së, Silvana Bardhi vizitoi një nga këto qëndra, në të cilën bëjnë pjesë 10 persona të sëmurë me HIV – AIDS.
Gjysma e tyre, kanë krijuar familje, e cila sipas drejtuesve të organizatës, e ka pranuar këtë fakt dhe fatmirësisht virusi vdekjeprurës nuk ka infektuar fëmijët e tyre.
Një nga përfaqësuesit e organizatës joqeveritare të asosacionit kosovar të personave me HIV-AIDS i cili nuk ka dashur të indentifikohet, i ka thënë BBC-së se, personat të cilët vijnë në këtë qendër, kanë probleme të mëdha psikologjike.
Ata së pari janë të mbyllur në vetëvete për të cilën sipas tij, është duke u punuar mjaft për tejkalimin e kësaj gjendjeje.
“Pika kryesore është që të fillojnë ta tejkalojnë atë problematikë dhe të vazhdojnë jetën më tutje. Personaliteti i personave të infektuar ndryshon dhe këtu kemi probleme shumë të mëdha, kjo varet prej individit. Me personat e rinj me të cilët kemi pasur kontakt edhe me familjet e tyre, kemi pasur një komunikim të mirë dhe kemi arritur që së paku të ulim pengesat. Normalisht duhet të jenë të kujdesshëm, mirëpo, derisa familja ekziston, kanë përkrahjen e tyre.”
Pranimi si të tillë në shoqëri, është një nga çështjet e mbetura në diskutim.
Shumë prej qytetarëve të Kosovës e vlerësojnë në mënyra të ndryshme se a duhet ose jo të pranohet një person i sëmurë me HIV – AIDS.
Në ditën botërore kundër kësaj sëmundjeje, disa prej të rinjëve nuk dinin datën që simbolizon luftën kundër sëmundjes së shekullit, mirëpo kishin informacion të mjaftueshëm në lidhje me parandalimin e saj.
Ndonëse të rinjtë shprehen se informacioni i marrë, do t’u ndihmojë për t’u mbrojtur nga SIDA, koordinatori i qendrës për këshillim dhe testim vullnetar për HIV-AIDS në klinikën infektive në Prishtinë, doktor Izet Sadiku, thotë për BBC-në se Kosova është në grupin e vendeve me rrezikshmëri të lartë të infektimit.
“Në Kosovë ka një numër të madh të ndërkombëtarëve, shumica e të cilëve vijnë nga vendet ku HIV-AIDS-i është shumë më i lartë se në Kosovë. Kemi migrimet e popullsisë që ka pasur gjatë viteve 1990- 1999, mbi pesëqind mijë njerëz. Kosovarë të rinj kanë lëvizur nëpër vende të ndryshme të botës dhe të Evropës, ku numri i të infektuarve është shumë më i madh se në Kosovë, dhe shumica e tyre, tani janë kthyer dhe mund të jenë si burim i infeksionit. Edhe pse nuk kemi statistika të sakta, mirëpo në Kosovë ka informata për rritje të konsumimit të mjeteve narkotike, pas luftës, dhe ky është një faktor tjetër i rrezikut, kemi rritjen e prostitucionit në Kosovë. Të gjitha këto Kosovën e fusin në grupin e vendeve me rrezikshëri të lartë për HIV-AIDS,” tha doktor Izet Sadiku.
Parandalimi i shtimit të numrit të të infektuarve, sipas doktor Izet Sadikut, duhet të nisë që në institucionet shkollore, duke futur lëndën e edukimit mbi HIV – AIDS-in.
Qeveria e Kosovës ka përpiluar strategjinë pesë vjecare në të cilën bën pjesë qendra për këshillim dhe testim vullnetar si edhe laboratori.
“Qëllimi i këtyre qendrave është që, si target-grupe, kanë grupe me sjellje të rrezikshme, ku hyjnë të rinjtë deri në moshën 26 vjecare, homoseksualët, punëtorët e seksit komercial, klientët e tyre, personat me sëmundje seksualisht të transmetueshme, injektuesit intravenoz të drogave, këto janë grupet që u dedikohen qendrat dhe faktikisht të gjitha shërbimet që kryehen janë konfidenciale, nuk merren shënime dhe testi merret shumë shpejt.”
Ekspertët thonë se Kosova ndodhet në fazën ku mund parandalohet sëmundja, për shkak të numrit të vogël të të infektuarve.
Sipas tyre, qeveria e Kosovës deri tani nuk ka ndarë një fond të veçantë për të sëmurët me HIV-AIDS.
Mirëpo, këtë vit si vend në zhvillim ajo ka fituar një fond prej rreth 5 milionë eurosh nga UNAIDS-i, të cilën Kosova do e përfitojë gjatë pesë viteve të ardhshme për luftimin, parandalimin dhe mjekimin e personave të prekur nga sëmundja e SIDA-s.