E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet në flagrancë, solli nga Mali i Zi mall kontrabandë

Shkodër, 21 qershor NOA Në  aksin rrugor Shirokë Zogaj, shërbimet e Policisë Kufitare Shkodër në bashkëpunim me Sektorin e Luftës Kundër Krimit Financiar të D.P.Q.SH ,kanë bërë të mundur që, ditën e djeshme të arrestojnë në flagrancë shtetasin Adnan Pjeshka.

Personi në fjalë, 42 vjec, është i lindur dhe banues në lagjen Fahri Ramadani, Shkodër. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pas një kontrolli të kryer në automjetin  tip Volksëagen, me targa SH 0993 D, në pronësi të tij.

 Gjatë kontrollit të ushtruar, në mjetin në fjalë, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës nje sasi prej 300 kg kafe,  të ndarë në  5 thaëe, me nga 60 kg secila.

Si rezultat i veprimeve hetimore e proceduriale të kryera nga ana e policisë, rezultoi se malli kishte hyrë kontrabandë, në  zonën e Liqenit të Shkodrës, nga Mali i Zi në drejtim të territorit shqiptar.

Nga ana e policisë u kryen të gjitha veprimet e duhura proçeduriale dhe materialet në ngarkim të shtetasit Adnan Pjeshka i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, per veprën penale, Kontrabandë me mallra që paguhet aksizë.

el/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›