E Shtunë, 31 Tetor 2026

ORA kritikon Sejdiun për daën e zgjedhjeve

Prishtinë - Partia ORA kritikoi sërish sot presidentin Fatmir Sejdiu për vonesat në caktimin e datës së zgjedhjeve të ardhshme lokale. “Këto shtyrje dhe komplikime nuk janë mesazh i mirë, as për qytetarët, e as për bashkësinë ndërkombëtare”, theksoi kryetarja Teuta Sahatçia.

Deklarata e kryetares së Partisë ORA erdhi gjatë konferencës së rregullt me gazetarët. Në njëjtën kohë, Sahatçia kërkoi miratimin e shpejtë të ligjit të punës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›