E Diel, 1 Nëntor 2026

Tetovë, persona të maskuar grabisin një shtëpi

Tetovë - Tre persona të maskuar kanë grabitur disa sende ari në një shtëpi në fshatin Novoselë të Tetovës. Policia bën të ditur se personat e maskuar, njëri prej tyre i armatosur, në orën 1:50 të mëngjesit të sotëm kanë hyrë në shtëpinë ku ndodhej vetëm 26-vjeçarja M.K., duke marrë sendet e arit me vlerë 7 mijë euro.

“Grabitësit kanë ndërhyrë në shtëpi derisa zonja e shtëpisë ishte në gjumë së bashku me fëmijën e saj të mitur. Ata kanë arritur që t`i mbyllin gojën dhe ti lidhin duart pronares së shtëpisë. Pronarja e shtëpisë ka marrë lëndime në trup, gjatë tentimit të saj për të shpëtuar”, ka njoftuar MPB.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›