E Shtunë, 31 Tetor 2026

ORA:Të ndalohet shpërngulja në Mitrovicë

Partia Reformiste në Kosovë "ORA", iu ka sugjeruar institucioneve kosovare që të ndërmarrin hapa konkretë për të ndaluar shpërnguljen e shqiptarëve nga veriu i Mitrovicës. Sipas kryetares së partisë "ORA", Teuta Sahatçia, qeveria duhet të bëjë plane për ta zbrazur veriun e Mitrovicës nga serbët të stacionuar atje, duke i kthyer ata në mjediset e tyre ku kishin jetuar para lufte. Ndërkohë që Nysret Maxhera, zyrtar i partisë reformiste ORA-s në Mitrovicë, ka thënë se është e pakuptimtë që edhe pas krijimit të shtetit, banorët e veriut të Mitrovicës vazhdojnë dhe mundohen që ta menaxhojnë vetë situatën atje, ngaqë nuk kanë përkrahjen e institucioneve shtetërore. Teksa sipas tij, serbët përvec përkrahjes se Beogradit, në mënyrë të heshtur po përkrahen edhe nga bashkësia ndërkombëtare.
Partia "ORA" ka përshëndetur Rezolutën për Kosovën që është miratuar në Parlamentin Europian si edhe nisjen e funksionimit të dy pikave doganore në veri që po kontrollohen nga EULEX-i.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›