E Diel, 1 Nëntor 2026

OSBE: Absurd mosmiratimi i Komisionit Hetimor nga opozita, hetimi duhet të kryhet në prani të saj

Kreu i Prezencës së OSBE-së Robert Bosch është shprehur sot se është e pakuptimtë ajo që ndodhi të premten në seancën plenare, nga ku PS-ja pas një këmbëngulje të gjatë lidhur me draftin e saj ligjor, tërhoqi nismën për ngritjen e Komisionit Hetimor. Bosch, pas urimit që përcolli me rastin e Festës së Novruzit, tha se hetimi duhet të kryehet nga të dyja forcat politike, duke shtuar se është e domosdoshme prezenca e opozitës në Komisionin Hetimor, pasi siç vërejti ai, nuk ka kuptim hetimi i zgjedhjeve vetëm nga një forcë politike. Në Komisionin Hetimor duhet angazhimi i të dyja palëve politike. Komisioni duhet me miratimin e të dy forcave më të mëdha, u shpreh Bosch. Sipas tij, përfaqësia e OSBE në Shqipëri shprehet e zhgënjyer për mosarritjet e një marrëveshje në seancat maratonë të Kuvendit në datat 18-19 Mars.   Gjatë këtyre ditëve, kemi dëgjuar vetëm deklarata nga palët, jam jashtëzakonisht i zhgënjyer nga seancat e parlamentit. U dhanë vetëm qëndrime të palëve. Askush nuk ofroi zgjidhje konkrete të çështjes së hetimit të zgjedhjeve, deklaroi më tej, kreu i Prezencës së OSBE-së, Robert Bosch. Reagimi i tij vjen vetëm një ditë para se Komisioni i Ligjeve të përcaktojë axhendën e punimeve të Komisionit Hetimor dhe pas apelit të vazhdueshëm të mazhorancës drejtuar Edi Ramës për të lejuar deputetët të marrin pjesë në hetimin për transparencën e zgjedhjeve, të shumë kërkuar prej tij.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›